image 'Përballen' Ardian Gjini e Blendi Fevziu, tregojnë se a kanë menduar ndonjëherë t'i mbjellin flokët

Kosovë

‘Përballen’ Ardian Gjini e Blendi Fevziu, tregojnë se a kanë menduar ndonjëherë t’i mbjellin flokët

news image

Pas gafës e cila mori jehonë që nga mbrëmë kudo në rrjete sociale, ku gazetarët e Kanal10 ngatërruan kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, me gazetarin e njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu, këta të fundit u ‘përballën’ në një video direkte në emisionin “VERA10” për të komentuar momentin e lartë cekur, raporton Gazeta Sinjali.

I pyetur se çfarë emocione përjetoi Fevziu kur pa videon e cila tashmë veçse kishte shkuar virale, ai u shpreh se së pari ishte habitur e pastaj kishte filluar të qeshte “me të madhe”.

“Kur u zgjova në mëngjes, pashë aq shumë mesazhe që më vinin nga Kosova sa nuk po kuptoja çfarë kishte ndodhur. Në momentin e parë thashë se ka ndodh diçka politike, pastaj kur e pashë qesha me të madhe dhe e ri-postova, sepse ishte shumë e bukur. Në momentin e parë që hapa “Whatsapp-in”, pashë aq shumë emra politik nga Kosova sa më krijoi një habi, sepse nuk e pashë brendësinë e mesazheve. Thashë çka ka ndodhur në mes të gushtit, në një kohë jopolitike. Thashë diçka ka ndodh në Kosovë”, u shpreh Fevziu.

Teksa, Gjini tregoi se në Kosovë ishte hera e parë që dikush e ngatërronte me gazetarin Fevziu.

“Po. Në Shqipëri më kanë ngatërru në plazh, në dyqan, por në Kosovë jo”, u shpreh Gjini.

Ndërsa, të pyetur se a kanë menduar ndonjëherë t’i mbjellin flokët Gjini tha “jo, kurrë, se kam pasë fat në jetë masi më kanë ra flokët kështu që nuk rrezikoj me ndërru diçka. Teksa edhe Fevziu dha të njëjtën përgjigje, ku u shpreh “në mënyrë absolute jo”.

/GazetaSinjali/