image Gjini: Po të ishte Kosova e kapur nga mafia, Kurti nuk do t’i fitonte zgjedhjet kurrë
[wp-story id="814678"]

Politikë

Gjini: Po të ishte Kosova e kapur nga mafia, Kurti nuk do t’i fitonte zgjedhjet kurrë

news image

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se po të ishte Kosova vend i kapur nga mafia, kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk do të mund t’i fitonte zgjedhjet.

Gjini ka thënë se nga viti 2010, në Kosovë nuk janë vjedhur zgjedhjet.

“Me pas mafi në Kosovë kurrë nuk kish ardhë në shprehje me i fitu zgjedhjet Albin Kurti. Prej vitit 2010 në Kosovë nuk janë vjedhë zgjedhjet. Prej 2010 në Kosovë qytetarët nuk janë detyru me votu”, është shprehur Gjini.

Deklaratat e partisë në pushtet që mafia ka kapur disa prej komunave në Kosovë, Gjini i ka quajtur fëmijërore.

“Cila mafi ka zbrit në komuna? Mua m’u kanë dukur fëmijërore ato deklarata. Mua nuk më ka votuar mafia, por qytetarët e Gjakovës, ata që bindshëm e kanë votuar Albin Kurtit. Praktikisht, ai po i fyen qytetarët”, ka thënë ai.

Gjini ka kritikuar qeverinë për ngathtësi në përkrahjen e projekteve. Megjithatë, sipas tij, pse ky vit po zhvillohet më ngadalë, janë edhe krizat e ndryshme që lidhen me çmimet dhe luftën në Ukrainë.

“Ky vit është më i ngadalshëm se secili vit tjetër. Ka shumë arsye, nuk është vetëm qeveria, janë krizat me çmime. Qeveria, megjithatë, ka mujtë me i qelë rrugët për me ecë projektet më shpejt”, ka thënë ai”, ka deklaruar Gjini në Pressing.

/GazetaSinjali/