image Gjini për përplasjet e Haradinajt me SHBA-në: Kur është rreziku me pasë pasoja, ai ka thënë jap dorëheqje

Politikë

Gjini për përplasjet e Haradinajt me SHBA-në: Kur është rreziku me pasë pasoja, ai ka thënë jap dorëheqje

news image

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka folur për kohën kur kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, ndonëse u konfrontua me aleatët ndërkombëtarë me vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe gjatë kohës që qeveriste me vendin.

Për Gjinin, situata e Haradinajt dhe kjo e Kurtit ka dallim, duke shtuar se atë kohë, në momentin kur Kosova po shkonte kah sanksionet, Ramush Haradinaj ka thënë “unë jap dorëheqje”.

”Kur është rreziku me pas pasoja Kosova, ka thënë unë jap dorëheqje. Nuk ia vnoj sanksionet vendit tem, krahasimi është si nata me ditë edhe qëllimi është po ashtu. Taksa e ka pas një qëllim, atë qëllim e ka mbërri”, ka thënë Gjini në Pressing.

/GazetaSinjali/