image Gjini - Prindonit: Presidentja mbrohet me Kushtetutë e jo nga burri i saj dhe kanuni
[wp-story id="814678"]

Politikë

Gjini – Prindonit: Presidentja mbrohet me Kushtetutë e jo nga burri i saj dhe kanuni

news image

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i ka reaguar Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani lidhur me pretendimet e tij se ai po e mbron familjen e tij me statuset e zakonshme anti-media në Facebook.

Sadriu madje pretendon se familja e tij po kërcënohet në emisione live dhe se atij i ka rënë përgjegjësia për ta mbrojtur familjen e tij, por Gjini i ka reaguar duke thënë se Kosova nuk është shtet i dështuar andaj këto pretendime të Sadriut i bën dëm imazhit të shtetit të Kosovës.

“Shtetin ku presidenten (apo edhe presidentin) duhet ta mbrojë familjari, qoftë ai edhe bashkëshort, e quajnë shtet të dështuar”, shkruan Gjini përmes një postimi në Facebook.

Gjini shton se Presidentja mbrohet nga ligji dhe institucionet, e nuk ka nevojë të mbrohet nga burri i saj.

“Kosova nuk është shtet i dështuar, prandaj pretendimi se burri duhet ti dalë në mbrojtje gruas presidente, aq më tepër kur ai është diplomat, i qet fort hije të keqe shtetit. Presidenten e mbron ligji,  kushtetuta dhe të gjitha institucionet e shtetit. Jo burri i vet. Jo kanuni”, përfundoi ai.

/GazetaSinjali/