image Gjini për videot e VV-së: Në Shqipërinë e Enver Hoxhës, 40 vjet janë bërë filma kundër ballistëve

Politikë

Gjini për videot e VV-së: Në Shqipërinë e Enver Hoxhës, 40 vjet janë bërë filma kundër ballistëve

news image

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka bërë një krahasim të Vetëvendosjes në pushtet me Partinë e Punës në Shqipëri, e cila udhëhiqej nga lideri komunist, Enver Hoxha.

Duke folur për videot e fundit të VV-së kundër partive opozitare, Gjini ka thënë se edhe pushteti i Enver Hoxhës kishte realizuar video të ngjashme kundër ballistëve për 40 vjet.

Kjo qasje e VV-së, sipas Gjinit, vjen si pasojë e mungesës së rezultateve nga qeverisja thuajse dyvjeçare e Kurtit.

Ai ka thënë se ka qeshur me video e prodhuara nga partia e Kurtit.

“Videot i kam pa, mua më ka dalë gazi, i ka fituar përmbi 50% të votave. Kjo parti nuk punon asgjë dhe bën propagandë si para 50 vjetëve. Me qenë veç vrojtues, kjo është diçka tjetër, por kur hyn brenda ky është problem serioz”, ka thënë Gjini në Pressing.

Kryetari i Gjakovës dhe nënkryetari i AAK-së ka thënë se nuk është befasuar nga qeveria Kurti, ngase s’ka ndërtuar pritje, por thotë se ndihet keq për njerëzit që kanë ndërtuar pritje të mëdha nga ai.

“Më vjen keq prej njerëzve që kanë besu që si të vjen Albini ka me u bë gjithçka mirë. Ata janë të zhgënjym jo unë. Ky besim i atyre njerëzve, përkthehet në dëshpërim, në pezm. Ky është depresion. E ka kriju përshtypjen që ky vend është shkatërru qe 20 vite. Ka kriju percepsion të armikut te kundërshtarët e vet politik”, ka thënë ai.

“Hajnat n’burg… po hajde bre shtini në burg. Tash e ka kuptu që pushteti nuk i shti hajnat n’burg, por është sistemi i drejtësisë”, ka deklaruar Gjini.

/GazetaSinjali/