image Ardian ​Gjini: A është normal ky Albin Kurti?

Politikë

Ardian ​Gjini: A është normal ky Albin Kurti?

news image

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka vënë në pikëpyetje gjendjen psikike të kryeministrit Albin Kurti, duke pyetur nëse është normal ky i fundit kur ai akuzon komunat se janë kundër shtetit.

Gjini ka thënë si ka fytyrë me akuzuar opozitën se po mbështet sindikatat kur të njëjtat i ka mbështetur vet gjersa ishte në opozitë.

“Kur disa po vinë në pushtet po harrojnë që shteti nuk është i tyre, paratë nuk janë të tyre por të qytetarëve, taksapaguese dhe opozita nuk mund të jetë anti-shtet kur është kundër. Unë kurrë nuk kam qenë kundër shtetit, me i thënë kryetarëve të komunave që janë kundër shtetit, a është normal more ky. Me qen kundër Albinit po i bije që jemi kundër shtetit a”, tha ai në Tv Dukagjini.

/GazetaSinjali/