image Për shkak të parkingut, tre persona rrahin një femër dhe një mashkull në Prishtinë

Siguri

Për shkak të parkingut, tre persona rrahin një femër dhe një mashkull në Prishtinë

news image

Parkingu u bë “mollë sherri” mes pesë personave në rrugën “Egnantina” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, për shkak të një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete, tre persona kanë sulmuar fizikisht një femër dhe një mashkull.

Për shkak të lëndimeve që kanë marrë nga goditjet, atyre u është ofruar tretman mjekësor.

Ndërkaq, policia njofton se pas intervistimit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/