image Një pjesë e Ferizajt mbetet në terr

Kosovë

Një pjesë e Ferizajt mbetet në terr

news image

KEDS ka bërë të ditur se si pasojë e mbingarkesës, në qytetin e Ferizajt, komplet stabilimenti shpërndarës i energjisë elektrike është djegur.

Sipas njoftimit të KEDS mbingarkesa në rrjet ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike në këtë qytet.

“Stabilimentet e tensionit 10/20 kV, transformatori 1000 kVA dhe ormani i tensionit të ulët 1000 kVA janë dëmtuar në tërësi duke bërë që konsumatorët që furnizohen nga kjo dalje të mbesin pa energji elektrike”, njofton KEDS.

Njoftohet se ekipet janë duke zëvendësuar komplet stabilimentin shpërndarës në mënyrë që konsumatorëve sa më parë tu rikthehet furnizimi me energji elektrike.

KEDS vazhdon të apeloj te konsumatorët që ta shfrytëzojnë sa më racionalisht energjinë elektrike dhe ta kursejnë aty ku munden në mënyrë që të parandalohen ndërprerjet e paplanifikuar si pasojë e mbingarkesave./GazetaSinjali/