Vjedhjet e veturave po vazhdojnë të shtohen çdo ditë e sipër, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Emrush Miftari” në Pejë në orët e para të mëngjesit, pasi një person ka raportuar se një person i panjohur ia kishte vjedhur veturën e tij të tipit “VW Cady”.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se vetura është me ngjyrë të bardhë dhe me targa vendore, të cilën personi lartcekur e kishte pasur të parkuar para furrës ku ai punon.
Të njëjta burime tregojnë se rasti është duke u hetuar.
Ndryshe, Gazeta Sinjali, nga burimet e veta, sot ka raportuar për tri raste të vjedhjeve të veturave në Kosovë.