image Vidhet një veturë në Mitrovicën e Veriut

Siguri

Vidhet një veturë në Mitrovicën e Veriut

news image

Vjedhjet e veturave janë bërë një shqetësim i madh për qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast të tillë e ka raportuar një person i nacionalitetit serb se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Anke Spaiq” të Mitrovicës Veriore, kurse vetura ka qenë e tipit “Renault 5”, pa targa.

Të njëjta burime tregojnë se rasti vazhdon të hetohet.

/Gazeta Sinjali/