image Pasi fillon t’i ndjekë policia, të dyshuarit ikin dhe hedhin në tokë narkotikët

Siguri

Pasi fillon t’i ndjekë policia, të dyshuarit ikin dhe hedhin në tokë narkotikët

news image

Policia në rajonin e Prishtinës ka arrestuar dy të dyshuar të cilët pasi ka filluar t’i ndjekë, njëri prej tyre ka ikur dhe ka hedhur nga xhepat qese me substanca narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit njoftojnë se gjatë ikjes, njëri prej të dyshuarve e ka goditur në krah një zyrtar policor, i cili edhe ka marrë tretman mjekësor.

Incidenti ndodhi në rrugën “Mentor Retkoceri” dhe pasi i ka kapur policia, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/