Sot në Kosovë pritet të jetë vranët, por do të ketë edhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
Në aspektin termik temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Ato do të sillen prej 11 deri në 15 gradë celsius, e maksimalet nga 22 deri në 26 gradë celsius.
Gjatë tërë fundjavës, fusha të paqëndrueshme ajrore nga Atlantiku do të depërtojnë mbi Mesdheun qendror dhe rajonin tonë.
Do të fryj erë e lehtë nga juglindja 1-4m/s, e ditën e hënë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi deri në 12m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.
Ditëve të para të javës së ardhshme pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët, e ditën e martë temperaturat pritet të pësojnë rënie të lehtë, për të shënuar rritje në pjesën e dytë të javës. /Sinjali/