image Pas vdekjes së 4 kosovarëve ferizajas në Gjermani, reagon kryetari Agim Aliu

Kosovë

Pas vdekjes së 4 kosovarëve ferizajas në Gjermani, reagon kryetari Agim Aliu

news image

Dje në një aksident në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, kanë vdekur 3 persona, kurse sot ndërroi jetë edhe personi i katërt.

Teksa po ktheheshin nga pushimet në vendlindje për në Zvicër, erdhi ky lajm i hidhur për humbjen e bashkqytetarëve tanë që jetojnë në mërgim.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka shprehur ngushllime ndaj familjes Krasniqi të fshatit Rahovicë e Ferizajt, miqve e të njohurve të të ndjerëve.

“Mbrëmë morëm lajmin e kobshëm për vdekjen tragjike të bashkëatdhetarëve tanë të familjes Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt. Ata po bënin rrugën e kthimit nga vendlindja ku tra gjedia i mori jetën në moshë të re, prindit e familjarëve të kësaj familje. Në emër të qytetarëve të Ferizajt, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, miqve e të njohurve të të ndjerëve” përfundon telegrami i ngushëllimit./Gazeta Sinjali/