image Pas reshjeve të shiut në Prishtinë, ujërat e zeza dalin në sipërfaqe

Sinjalizime

Pas reshjeve të shiut në Prishtinë, ujërat e zeza dalin në sipërfaqe

news image

Gjatë ditës së sotme në disa vende të Kosovës ka pasur reshje të shiut, shkruan Gazeta Sinjali.

Por në rrugën “Ukshin Kovaqica”, që lidhet me rrugën “Muharrem Fejza”, pas reshjeve të shiut, ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Gazetës Sinjali ku shihet se ujërat e zeza kanë përfshirë rrugën.

Kështu duket rruga “Ukshin Kovaqica”, pas reshjeve“, ka thënë sinjalizuesi./GazetaSinjali/