Miliarderia më e re në moshë, Kylie Jenner, është parë të takohet me ish të dashurin, Tyga, vetëm një ditë pas lajmit të bujshëm për ndarjen me Travis Scott.
Burime për revistën “E!News”, kanë konfirmuar se Kylie e Tyga u takuan mbrëmjen e kaluar në “Sunset Marquis”. Ata kanë thënë se dyshja mbanin kontakte edhe pas ndarjes.
Ndërkohë, u zbulua se një nga motivet e ndarjes mes Kyliet dhe Travis, ishte fakti që ajo donte një fëmijë të dytë, por një gjë të tillë nuk e donte reperi./Gazeta Sinjali/