image Pas disa ditësh në arrati, dorëzohen në polici vëllai dhe nipi i policit Ferid Leci

Ekskluzive

Pas disa ditësh në arrati, dorëzohen në polici vëllai dhe nipi i policit Ferid Leci

news image

Gazeta Sinjali ka mësuar informacione të reja për personat që u arrestuan dje nga policia për rastin “Karaçeva”, si të dyshuar për kontrabandim me mallra.

Burime të besueshme të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se personat që u arrestuan dje pas disa ditësh qëndrimi në arrati, janë vetëdorëzuar në polici.

Bëhet fjalë për vëllain e policit Ferid Leci, Naser Leci, dhe nipin e tij Fetah Leci.

Pas intervistimit, të dyshuarve prokurori ua ka shqiptuar masën e  ndalimit prej 48 orësh. /Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.