Sipas parashikimeve të meteorologëve pjesa e dytë e javës, do të shoqërohet me mot të thatë dhe vranësira të ndryshueshme.
Sot në mëngjes do jetë mot i ftohtë dhe me mjegull në ultësira. Ditën vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
Temperaturat e ajrit edhe pse do të pësojnë rënie të lehtë, mbeten mbi vlera mesatare.
Minimalet do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet nga 11C deri në 14C.
Në ultësira, orëve të mëngjesit do të ketë mjegull. Situata e qetë meteorologjike, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, e me mjegull nëpër ultësira do përkeqësojë cilësinë e ajrit, ndërsa vlerat e kualitetit të ajrit (AQI) do të kalojnë në të pashëndetshme.
Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.Shtypja atmosferike do të luhatet vlera të normales./Gazeta Sinjali/