Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe me diell, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas IHMK-së temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 17 gradë celsius.
“Fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të mbesin të qëndrueshme. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do t’i takojnë stadit të lartë të Troposferës. Temperaturat do të jenë tipike pranverore, minimalet ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Gazeta Sinjali/