image Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot dhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale me diell, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtij instituti, temperaturat do të lëvizin mes 11 dhe 27 gradë Celsius.

“Në fushat barike do të ketë ngritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Ky institut bën të ditur po ashtu se indeksi UV mbetet mesatar deri i lartë, derisa parasheh se do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia maksimale, parashihet të arrijë mbi 17 m/s.

“Për shkak të qarkullimit të madh të masave ajrore, nëpër territore të kufizuara mund të ketë reshje afatshkurta të përcjellura me bubullimë, kurse reshje me intensitet të lartë parashihen në jugun e Shqipërisë të përcjellura me stuhi edhe përgjatë kufijve të Shqipërisë Jugore”, përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/