Mbi rajonin tonë do të vazhdojnë të mbizotërojë mot i qetë, i qëndrueshëm dhe i butë, me temperatura mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se “në vise të ulëta do të mbetet mjegulla, vende-vende edhe gjatë ditës, ku në këto vise temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta”.
“Ndërkohë nga Mesdheu nga nesër mbrëmë do të shtrihen vranësira, të cilat ditën e premte mund të sjellin riga lokale shiu”, paralajmëron PW.
Sipas PW, “cilësia e ajrit, për shkak të kushteve atmosferike do të vazhdojë të mbetet në vlera të pashëndetshme, mirëpo gjatë ditës kohë pas kohe mund të zbres në vlera mesatare”.
Parashikimi për datat 18-19 dhjetor:
18.12.2019 – Mot i butë, kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica, në ultësira mjegull, që vende-vende pritet të mbetet edhe gjatë ditës. Më vonë pasdite dhe në mbrëmje do të ketë shtim të vranësira. Erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Indeksi UV: 1.
19.12.2019 – Mbetet mot i butë, por kryesisht me vranësira. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, e cila pritet të mbetet më gjatë edhe orëve të pasdites. Erë e lehtë nga jugperëndimi 1-2m/s. Indeksi UV: 1./Gazeta Sinjali/