Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e fushave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Sipas institutit, në këto kushte meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i kthjellët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim
Kjo gjendje pritet të vazhdojë të paktën edhe gjatë dy ditëve të ardhshme. Të hënën dhe të martën parashikohet që moti të jetë shumë ngrohtë, kryesisht me diell ndësa gjendje përafërsisht e njëjtë do të mbretërojë edhe gjatë ditës së mërkurë, shkruan Gazeta Sinjali.
Shtypja atmosferike pasi është rritur lartë mbi vlera normale, gradualisht do të filloj të zbres afër këtyre vlerave. /Gazeta Sinjali/