Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane vazhdojnë me të njëjtën ritëm, sa u përket fushave termike.
“Sot përpos temperaturave të ngjashme që parashihen të regjistrohen, gjatë pjesë së dytë të ditës pritet të ketë vranësira lokalisht të dendura të cilat mund të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet kujdes nga rrezet e diellit prej orës 9-17.
Po ashtu, parashihet që gjatë ditës së sotme të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi maksimale deri 9 m/s./Gazeta Sinjali/