Sot do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor, shkruan Gazeta Sinjali.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 31 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP mundësisht të respektohen”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Ky institut bën të ditur që kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira për gjitha kulturat në veçanti për kulturën e grurit e cila është në fazën finale të korrje shirjes.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes./Gazeta Sinjali/