Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe sot në vendin tonë do të vijojë situatë e ngjashme meteorologjike, shkruan Gazeta Sinjali.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë celsius.
Rajoni i Gjakovës dhe Prizrenit pritet të përballen me temperaturat më të larta.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s./Gazeta Sinjali/