Sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale sot do të arrijnë deri në 5 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Meteorologët parashohin se do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s./Gazeta Sinjali/