image Parashikimi i motit për sot

Kosovë

Parashikimi i motit për sot

news image

Sot, pritet që në Kosovë të mbajë mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare, njofton Instituti Hidrometeorologjik, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas këtij instituti, temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 21 gradë Celsius.

“Dita e diel do të vazhdojë me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Meteorologët po ashtu parashikojnë se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./Gazeta Sinjali/