image Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Kosovë

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Ky institut ka bërë të ditur se do të ketë më shumë diell se java e fundit.

“Sa i përket temperaturave , parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve , derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

/GazetaSinjali/