Gjatë fundjavës rajoni do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme dhe më të nxehta ajrore. Andaj, pritet që gjatë këtyre ditëve të mbajë mot më i nxehtë dhe me shumë intervale me diell, e orëve të pasditës priten zhvillime të vranësirave, të cilat sjellin mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.
Kurse, në ditët e para të javës së ardhshme do të mbajë mot i nxehtë, me shumë diell e më pak mundësi për reshje.
27.06 – Më nxehtë dhe më shumë diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, të cilat do të shoqërohen edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.
28.06 – Nxehtë, paradite kthjellët. Pasdite priten zhvillime të vransirave, që do të shoqërohen edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.
29.06 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite më vonë përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
30.06 – Kryesisht me diell, mbetet nxehtë.
1.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje edhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri 17C, e maksimalet nga 30C deri në 32C. Ditën e martë pritet një zbritje e lehtë deri në 28C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale./Gazeta Sinjali/