Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë kësaj fundjave temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e maksimalet nga 10C deri 13C. Era do të fryjë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1- m/s, njofton Gazeta Sinjali.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, megjithë një rënie të lehtë ditën e hënë.
Për shkak të motit stabil dhe inversioneve termike, koncentrimi i ndotësve ajror mbetet lartë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të kalojnë në vlera të pashëndetshme, vende-vende gjatë ditës mund të zbresin edhe përreth vlerave mesatare.
14.11 – Paradite, përgjatë ultësirave mjegull/vranësira të ulëta. Ditën intervale më të gjata me diell.
15.11 – Pjesërisht vranët në mëngjes, nëpër ultësira mjegull/vranësira të ulëta. Ditën intervale më të gjata me diell. /Gazeta Sinjali/