image Parashikimi i motit për dy ditët e para të tetorit

Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e para të tetorit

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se moti të premten do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët kurse nëpër vise të larta ka mundësi të ketë riga të izoluara të shiut, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, ditën e shtunë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik./GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i harta