Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Të enjten ka mundësi që në vende të izoluara të ketë riga shiu në formë stuhie.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Meteorologët parashikojnë se do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit mesatare dhe lokalisht e fortë./Gazeta Sinjali/