Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 25 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e këtij instituti./Gazeta Sinjali/