image Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

news image

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot shumë i ngrohtë dhe kryesisht me diell, njofton Prishtina Weather, duke paralajmëruar se mot i ngjashëm mund të mbajë edhe gjatë fundjavës.

Temperaturat do të mbesin të larta mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, me maksimale ndërmjet 28C deri 30C.

“Edhe ditëve të para të javës së ardhshme nuk paraqiten ndryshime në situatën sinoptike, që do të vazhdojë të mbajë mot i thatë dhe me temperatura mbi vlera mesatare. Tek në pjesën e dytë të javës në vijim paraqiten tendenca të rënies së temperaturave dhe mundësi për reshje lokale shiu”, njofton PW.

Më 9 dhe 10 shtator do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja nga 2-7 m/s deri në 4-10m/s./Gazeta Sinjali/