image Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

news image

Sot dhe nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, transmeton Gazeta Sinjali.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj, sugjeron që nga ora 9-17 mundësisht të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të Diellit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius., njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Meteorologët parashikojnë se do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s./Gazeta Sinjali/