image Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

news image

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.

Ndërkaq të enjten pritet të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell.

Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IKHMK-së.

Meteorologët paralajmërojnë se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s./Gazeta Sinjali/