Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.
Gjatë pasditës priten intervale kohore me diell. Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10-35 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 24°C. /MeteoKosova/