Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së sotme pritet të ketë mëngjes relativisht të freskët, raporton Gazeta Sinjali.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 19-23 gradë Celsius.
IHK njofton se vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës.
Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).
Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.