Dita e sotme do të karakterizohet me mot të vranët dhe intervale të shkurta me diell.
Në orët e para të ditës në disa vende do të vazhdojnë reshjet e shiut por me intensitet të dobët kryesisht në lindje dhe disa pjesë të kufizuara.
Fushat barike paralel me ato termike do të shënojnë rritje të lehta, duke bërë që pjesa e dytë e ditës të mbajë e qetë dhe relativisht e ngrohtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi.
Këto reshje të parashikuara për këto ditë nëntori kanë ndikuar sado pak në rritjen e niveleve të ujit në liqenet akumuluese dhe në fushën e bujqësisë.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme po thuaj për të gjitha kategoritë e njerëzve, meqë në fushat barike kemi vlera rreth normales./Gazeta Sinjali/