Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i qëndrueshëm i kthjellët dhe me diell.
Ndërkohë që nga e hëna reshjet e shiut do të rikthehen në vendin tonë.
Sipas Prishtina Weather, nga fillimi i javës, një turbullirë nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë kushte për reshje shiu.
Të hënën paradite do të ketë vranësira dhe intervale me diell. Ditën vransirat do të shtohen, e pasdite vonë dhe mbrëmje priten reshje shiu.
Ditën e martë reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima.
Temperaturat minimale në fundjavë do të zbresin deri në 3C, e ditëve të para të javës do të luhaten ndrëmjet 10C dhe 14C, e maksimalet do të rriten gradualisht nga 20C deri në 25C.Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-6m/s.
Shtypja atmosferike pas rritjes që do të shënojë ditën e shtunë, më pas pritet të zbresë përreth vlerave normale. /Gazeta Sinjali/