image Paraqitja fantastike e Muriqit ndaj San Marinos, reagon Lazio

Futboll

Paraqitja fantastike e Muriqit ndaj San Marinos, reagon Lazio

news image

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi ka shkëlqyer të martën në ndeshjen miqësore të Kombëtares së Kosovës kundër San Marinos, shkruan Sinjali Sport.

Klubi i Lazios i është gëzuar paraqitjes së lojtarit të tyre në ndeshjen miqësore Kosovë-San Marino, duke i kushtuar një shkrim në faqen zyrtare të klubit.

Sulmuesi kosovar realizoi katër gola për fitoren e “Dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke u u bërë lojtari i parë që arrinë të shënojë katër herë në një ndeshje me fanellën e kombëtares.

Muriqi shënoi fillimisht në minutën e 27’, pas një kombinimi Zeneli- Muriqi, e më pas po Muriqi, në minutat shtesë, shënoi për 2-0 për Kosovën.

Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, në minutën e 46′, Muriqi shënoi edhe golin e tretë, ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë, shënoi edhe golin e katërt në përballjen miqësore. /Gazeta Sinjali/

/Gazeta Sinjali Sporti/