Nedim Bajrami ka shkëlqyer në ndeshjen e djeshme ndaj Milanit.
Mesfushori shqiptar arriti që të shënonte një super gol, fitoi penalltinë e kthyer në gol dhe goditi traversën.
Në të gjitha mediat prestigjoze italiane, Bajrami kishte vlerësimin më të lartë.
“Gazzetta dello Sport” shkon përtej momenteve kulminante: “Bën ndeshje inteligjente radhazi”.
Ndërkohë për “Coriere dello Sport”, është disi më ndryshe: “Nxori një kartë të fortë që do ta mbahet mend gjatë, ishte i pafat në traversën”.
“Tuttomercatoweb” tregon rritjen e dukshme të Bajramit, ndërsa hedh hipotezën: “Do të jetë në qendër të merkatos”.
“Corriere della Sera” vjen me përkufizimin më të bukur: “Po qëndis futbollin, në çdo prekje ka një ide. Talent i vërtetë”. /Gazeta Sinjali Sporti/