Me datë 10 të këtij muaji një grua ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur është zhdukur në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkohë, sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në stacionin policor janë paraqitur nëna bashkë me vajzën e zhdukur, ku kjo e fundit ka deklaruar se me vetë dëshirë ka qëndruar te një burrë, pasi që sipas saj janë në lidhje dashurie.
Derisa në lidhje me këtë, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, rasti në polici është cilësuar “Dhunim”./GazetaSinjali/