image Panik për koronavirusin, radhë të gjata automjetesh në Prishtinë për t'u furnizuar me miell

Kolona/ Panik për koronavirusin, radhë të gjata automjetesh në Prishtinë për t’u furnizuar me miell

news image

Qytetarë të shumtë me automjete të vogla e të mëdha po presin në rend për orë të tëra që të furnizohen me shumicë me miell në mullirin e fshatit Prugovc të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse ende nuk është konfirmuar asnjë pacient i infektuar me koronavirus në Kosovë, paniku ka ardhur pas përhapjes së pandemisë që e ka izoluar Italinë por edhe zona të shumta nëpër shumicën e shteteve në botë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se nuk ka nevojë për panik dhe rritje çmimesh, meqenëse ka sasi të mjaftueshme të miellit.

Megjithatë, te qytetarët ekziston frika se do të mund të izolohen, dhe për këtë po përpiqen që të sigurojnë miellin. /Gazeta Sinjali/