image Pamje të rënda: Ujku në Gjakovë sulmon bagëtinë e invalidit të luftës, viçit i mbeten vetëm koka e këmbët

Sociale

Pamje të rënda: Ujku në Gjakovë sulmon bagëtinë e invalidit të luftës, viçit i mbeten vetëm koka e këmbët

news image

Bagëtia e invalidit të luftës, Mehmet Hasani në Nivokaz të Gjakovës është bërë objektiv i të paktën një ujku mëngjesin e sotëm.

Nga disa pamje të rënda të publikuara, shihet se si një viç, ujku e la bosh në trup.

Në foto shihet se viçi është sulmuar kryesisht në stomak, ndërsa i ka mbetur vetëm koka, brinjët dhe këmbët.

Mehmet Hasani tha ujku ia kishte sulmuar bagëtinë rreth orës 4 të mëngjesit.

“I kam pasë tre viça. Tani më mbetën dy”, thotë ai.

Hasani tha se ka dëgjuar se ujku ka sulmuar edhe në disa fshatra përreth.

/GazetaSinjali/