Një ngjarje mizore ka ndodhur sonte në QKUK, ku një person dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur para pak minutash dhe akoma nuk dihen detaje.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë krim të rëndë ndodhet në arrati, ndërkohë që Policia ka aktivizuar ekipin ekipin hetimor, njësitin e Forenzikës dhe ka filluar operacionin për identifikimin dhe kapjen e tij.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe drejtorin e klinikës, por ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Sipas informacioneve të para, akoma nuk është i konfirmuar relacioni mes viktimës dhe personit të dyshuar.