image Hajnat bëjnë kërdi në Prishtinë, brenda një nate vjedhin mbi 10 palë patika në një ndërtesë

Siguri

Hajnat bëjnë kërdi në Prishtinë, brenda një nate vjedhin mbi 10 palë patika në një ndërtesë

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Një cak i hajnave janë edhe banesat kolektive, ku e kanë të lehtë të hyjnë brenda për të kryer qëllimet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një ndërtesë e tërë në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë kanë pësuar nga persona ende të paidentifikuar.

Sinjali mëson se hajnat kanë vjedhur mbi 10 palë atlete sportive të banorëve, të cilat janë të markave të ndryshme dhe kapin vlerën e qindra eurove.

Po ashtu sipas njërit prej të dëmtuarve, ata kanë vjedhur edhe një armë zjarri.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/