image Shkëmbim zjarri në mes të hajnave dhe një familje në Prishtinë, disa persona të arrestuar

Siguri

Shkëmbim zjarri në mes të hajnave dhe një familje në Prishtinë, disa persona të arrestuar

news image

Të shtunën në mbrëmje lagjja ‘Përroi i njelmët’ në Prishtinë është trazuar nga të shtënat me armë që u dëgjuan nga shtëpia e një familjeje. Këtë herë, ka ndodhur një rast jo fort i zakonshëm në vendin tonë, familja është konfrontuar me hajnat që i kapën në flagrancë në shtëpi. Policia ka intervenuar teksa ka edhe të arrestuar për rastin, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se hajnat nuk arritën ta kryenin qëllimin e tyre, vjedhjen, por u ballafaquan me vëllezërit të cilët i zunë pasi u futën në shtëpinë e tyre dhe aty plasi sherri, ku u përdorën edhe armët.

Sipas informacioneve të para, ka pasur shkëmbim zjarri në mes të hajnave dhe anëtarëve të kësaj familjeje, të cilët tentuan që t’i qëronin hesapet vet me të dyshuarit dhe të mos e denonconin rastin menjëherë në Polici.

Për pasojë, akoma nuk dihet nëse ka të lënduar, por Policia ka arritur të intervenojë, me ç’rast janë arrestuar disa persona, që dyshohen të jenë përfshirë në këtë rast.

Pas ndërhyrjes së njësive përkatëse policore, janë bërë ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes dhe më pas janë kryer procedurat e tjera nga ana e Policisë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja të rastit.

/GazetaSinjali/