image Aksident në "Dardani", përshihet një motoçiklist

Siguri

Aksident në “Dardani”, përshihet një motoçiklist

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident raportohet se ka ndodhur në Prishtinë, në lagjen “Dardania”.

Sinjalizues për Gazetën Sinjali kanë dërguar disa pamje nga aksidenti, ku shihet se i përfshirë është një motoçiklist.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar, përpos dëmeve materiale siç sihen në foto.

Ndërkohë që emergjenca ka arritur në vendin e ngjarjes.

Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë Policinë, por që të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.

/GazetaSinjali/