image Pamje te drogës që u zbulua në Prizren, pronari e kishte fshehur në një bunker

Siguri

Pamje te drogës që u zbulua në Prizren, pronari e kishte fshehur në një bunker

news image

Mbrëmë Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren, ku janë kontrolluar lokali dhe shtëpia e tashmë të arrestuarit, Sevki Kayserli.

Ndërsa sot Policia e Kosovës ka publikuar edhe fotografi nga vendngjarja, ku u sekuestruan mbi 10 kilogramë marihuanë (10038.08 gramë).

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe një shumë e konsiderueshme e qeseve plastike të zbrazëta, një Citroen C3, një palë qelësa për hapjen e lokalit, një qelës për hapjen e bunkerit dhe një telefon mobil.

Kayersli, sipas Policisë, është recidivist i veprave të tilla penale dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në ndalim për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/