image Ky është i dyshuari që u prangos sot në Prizren, në lokalin e tij u gjetën rreth 10 kg drogë

Siguri

Ky është i dyshuari që u prangos sot në Prizren, në lokalin e tij u gjetën rreth 10 kg drogë

news image

Gjatë aksionit të Policisë kundër drogës në Prizren,  që u zhvillua gjatë ditës së sotme u arrestua një person, pasi në lokalin e tij u gjetën rreth 10 kilogramë drogë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personi që u arrestua është 58-vjeçari, Sevki Kayserli.

Në bodrumin e lokalit të tij, Njësia e regaimit të Shpejtë dhe njësi tjera policore zbarkuan sot rreth orës 16:30, me ç’rast gjetën drogën, në një pjesë të maskuar të bodrumit.

Përveç këtij lokali, Policia bastisi edhe një shtëpi, për të kontrolluar për substanca narkotike.

Lokali ku u kap droga gjendet afër xhamisë Bajrakli në Prizren.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/